Çfarë është Gran Fondo?
Gran Fondo është gara më tërheqëse dhe më elitare e çiklizmit në botë, në të cilën mund të marrin pjesë profesionistë dhe njerëz rekreativë. Është ngjarja më e rëndësishme globale e çiklizmit sot, e cila ka përjetuar zgjerim veçanërisht në vitet e dhe pas pandemisë Covid-19.
Më 18 shtator në Shkup, do të mbahet gara e parë Gran Fondo në Maqedoni, e cila do ta vendosë vendin tonë dhe kryeqytetin tonë në hartën e ngjarjeve të çiklizmit me famë botërore dhe të njohura, të cilat zhvillohen në të gjitha shtetet e zhvilluara.
Në këtë garë mund të marrë pjesë kushdo që ka biçikletë dhe dëshiron të jetë pjesë e këtij spektakli. Regjistrimi bëhet përmes faqes granfondo.mk, në rubrikën “regjistrimi”.
Përveç natyrës konkurruese dhe rekreative, këto gara kontribuojnë në shumë mënyra në zhvillimin e turizmit dhe në pasurimin e portofolit të shteteve dhe qyteteve organizatorë, sepse parashikojnë pjesëmarrjen e numrit të madh konkurrentësh dhe gjithashtu prania e numrit të madh spektatorësh adhurues të çiklizmit, nga të gjitha anët e botës.
Gara Gran Fondo ka emër italian që do të thotë “gara e madhe”, pra “garë e gjatë”. Fillimi është masiv, dhe të përjetosh një ngjarje Gran Fondo është e jashtëzakonshme dhe unike.
Vitin e ardhshëm kampionati evropian Grand Fondo do të mbahet në Shkup, me gjasë në qershor, për të cilin do të vijojnë informata shtesë nga organizatori.
Federata e Çiklizmit të Maqedonisë dhe Gran Fondo, të cilët janë organizatorë të këtij manifestimi nën patronatin e Unionit Evropian të Çiklizmit, ftojnë të gjithë adhuruesit të çiklizmit të marrin pjesë në manifestimin më të madh dhe më elitar të çiklizmit të organizuar deri më tani në vendin tonë.