Gran Fondo 2022 do të mbahet në Maqedoni
Gara prestigjioze e biçikletave Gran Fondo do të jetë e pranishme në vendin tonë, falë përpjekjeve të Federatës së Çiklizmit të Maqedonisë dhe gatishmërisë së Unionit Evropian të Çiklizmit për të bashkëpunuar me shtëpinë tonë të çiklizmit.
“Maqedonia do të ketë një shans të shkëlqyer për promovimin e çiklizmit me një ngjarje me famë botërore, e cila mund të ndikojë pozitivisht si në zhvillimin e çiklizmit ashtu edhe në zhvillimin e turizmit në shtetin Juaj. Ky është një nga hapat e parë me të cilin ne përpiqemi ta fusim Maqedoninë në hartën botërore të çiklizmit. Kemi një bashkëpunëtor të shkëlqyer në emër të Federatës së Çiklizmit të Maqedonisë.” – tha Enrico Della Casa, presidenti i Unionit Evropian të Çiklizmit.
Data e mbajtjes së ngjarjes prestigjioze Gran Fondo Shkup 2022 është 18 shtatori. Pista do të përcaktohet më tej dhe të gjithë entuziastët e çiklizmit në moshën madhore mund të regjistrohen për të marrë pjesë në ngjarje.