Maqedonia merr premierë botërore për çiklizëm

Pas konfirmimit të fundit nga Unioni Evropian i Çiklizmit për ngjarjen Gran Fondo Shkup 2022 më 18 shtator, Federata e Çiklizmit të Maqedonisë ka siguruar organizimin e një ngjarje tjetër të madhe në këtë seri, që është Gran Fondo KE në vitin 2023.
Me kënaqësi theksojmë se përveç organizimit të manifestimit Gran Fondo Shkup 2022, fituam edhe organizimin e Kampionatit Evropian të Gran Fondos, i cili do të mbahet në vitin 2023. Kjo ngjarje ka gjasë të mbahet në qershor, por do të presim derisa të përcaktojmë të gjitha detajet. Ky është edhe një konfirmim i përpjekjeve të Federatës së Çiklizmit të Maqedonisë, për zhvillimin dhe promovimin e çiklizmit. – tha kryetari i Federatës së Çiklizmit të Maqedonisë, Sasho Dimitrijoski.